Lajme

I lënduari tjetër nga aksidenti tragjik në Qungur të Pejës në gjendje të rëndë – transferohet në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Qungur të Pejës, ku një aksident trafiku ka rezultuar me fatalitet.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 14:00, Policia është njoftuar për një përplasje ndërmjet një veture dhe një katërçikleti.

MGID Paragrafi 2

Për pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar. Mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre, i cili mësohet të jetë vëllai i Gjestit, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Sinjali mëson se i dyshuari për aksidentin me fatalitet, ku mbeti i vdekur vëllai i Gjestit, është Gentonis Nikqi.

Moneytizer Paragrafi 4

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Aksidentin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.

Sinjali mëson se edhe i lënduari tjetër nga aksidenti tragjik në Qungur të Pejës është në gjendje kritike, transferohet në QKUK.

Artikull i sponzorizuar