
2
Një rast i tentim-vjedhje ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës.
Hajnat tentuan ta thyejnë një bankomat, por pa sukses.
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin, Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Sot rreth orës 05:10, policia ka pranuar informatën se disa persona janë duke tentuar te thyejnë bankomatin e TEB-it, në afërsi të Marketit Nora në Zajm të Klinës, Njësitet relevante menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Është vërejtur se bankomati ka disa dëmtime, por të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin asgjë nga aty. Është njoftuar prokurori dhe rasti ka nisur të hetohet”, tha Gashi./Sinjalin