Lajme

Policia deklarohet për shpërthimin e bombolës së gazit në Gjakovë

Lidhur me shpërthimin e një bombole gazi në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, janë deklaruar edhe nga Policia.

Shermet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës, tha për Klankosova se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi i bombolës, pos dëmeve në kuzhinën e një shtëpie, aty ku dhe ka ndodhur incidenti.

MGID Paragrafi 2

“Rreth orës 10:40, në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi, i shkaktuar nga një bombol gazi. Në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përveç disa dëmeve të vogla në kuzhinën e shtëpisë, pasoja në njerëz nuk ka pasur”, tha Elezaj.

Moneytizer Paragrafi 4
Artikull i sponzorizuar