Lajme

PDK në Drenas reagon pas skandaleve të Ramiz Lladrovcit, shpreh shqetësim të thellë

Dega e PDK-së në Drenas shpreh shqetësimin më të thellë lidhur me skandalet e fundit të kryetarit në ikje të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të publikuara përmes incizimeve.

Në incizimin e publikuar dëgjohet qartë për pazare që nuk janë për centa, por për miliona euro. Bëhet fjalë për një strukturë të organizuar që ka ngritur sistem pazari mbi pasuritë publike dhe tokat komunale, duke i trajtuar ato si mall privat për biznese të shpejta.

Moneytizer Paragrafi 2

Një nga elementet më shqetësuese është çështja e mbi-ndërtimit mbi pronë publike.

Pjesa e incizimit është fakti se vetë kryetari në ikje i komunës, jo vetëm që nuk e pengon, por e inkurajon mbi-ndërtimin e paligjshëm mbi 4 mijë metra katrorë pronë publike. Madje është shumë skandaloze ta arsyetojë këtë shkelje flagrante të ligjit si rritje të vlerës për ‘interes publik’, ndërkohë që e vërteta është krejt e kundërta: vlera po i rritet vetëm xhepave të kryetarit të komunës dhe profiterëve të rrethit të tij të ngushtë, duke e shndërruar pronën e qytetarëve në valutë private pazari.

Moneytizer Paragrafi 4

Prona publike nuk është valutë pazari. Mbi-ndërtimi nuk mund të legalizohet me marrëveshje private.

Raportet dhe incizimet dëshmojnë qartë se këto pazare nuk kanë të bëjnë me zhvillim urban apo interes qytetar, por me përfitime të ngushta personale. Nga kontratat te tokat komunale, nga mbi-ndërtimi te milionat është ndërtuar një model i tërë i plaçkitjes së pasurisë publike.

Dega e PDK-së në Drenas kërkon nga Prokuroria e Shtetit dhe institucionet e drejtësisë që të hetojnë deri në fund këto abuzime. Çdo ditë që kalon pa hetim është rrezik për qytetarët dhe një fyerje për drejtësinë.

Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e propagandës dhe manipulimeve. Ky nuk është vetëm një problem politik, por një çështje themelore e mbrojtjes së pronës publike, të qytetarëve dhe të ardhmes së Drenasit.