ShowBizzz

“Walone”, një dekadë magji; stil dhe mbretërim në botën e modës

Dhjetë vite më parë, një ëndërr mori formë. Sot, ajo ëndërr quhet “Walone”, emri që ka rishkruar rregullat e elegancës dhe ka ngritur në piedestal feminitetin bashkëkohor. Nga zemra e krijimtarisë shqiptare, “Walone” është shndërruar në një emblemë ndërkombëtare të luksit, finesës dhe guximit.


Në këto dhjetë vite, “Walone” nuk ka ndjekur modën, por e ka diktuar atë. Çdo fustan, çdo detaj, çdo prerje është një kryevepër që sfidon rutinën dhe përkufizon të jashtëzakonshmen.

Moneytizer Paragrafi 2


Kreacionet e brendit kanë udhëtuar nga pasarelat, deri në zemrën e kryeqytetit të modës – Paris, ku “Walone” ka shndritur në sfilata prestigjioze ne “Paris Fashion Week”, duke dëshmuar se eleganca shqiptare mund të jetë ikonë globale.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky dhjetëvjetor shënon jo vetëm një përvjetor suksesi, por një kurorë të meritës, përkushtimit dhe vizionit. Për ta festuar, “Walone” sjell koleksione të reja për të dy gjinitë, oferta të dhe kreacione që shiten kudo në botë.

Artikull i sponzorizuar



ks