 
							Hailey Bieber ka zgjedhur një ton të qetë dhe diplomatik përballë krahasimeve të vazhdueshme me markën e bukurisë së Selena Gomez.
Në një intervistë për revistën prestigjioze “Wall Street Journal”, themeluesja e Rhode Beauty u shpreh se nuk e sheh industrinë si një garë, por si një hapësirë ku ka vend për të gjithë.
Është gjithmonë irrituese kur përballesh me njerëz të tjerë
-tha ajo.
Nuk e kërkova unë. Kur njerëzit duan të të shohin në një mënyrë të caktuar dhe të krijojnë një histori për ty në mendjet e tyre, nuk është puna jote ta ndryshosh këtë.
Marka e saj Rhode Beauty ndodhet në të njëjtat rafte me Rare Beauty të Selena Gomez në Sephora, por Hailey tha se përqendrimi i saj nuk është tek rivaliteti.
Mendoj se ka vend për të gjithë
-shtoi 28-vjeçarja.
Konkurrenca ime e vetme jam unë vetë. Nuk mendoj se njerëzit që nuk më frymëzojnë janë konkurrenca ime.
Edhe pse prej vitesh është folur për një “grindje” mes Hailey-t dhe Selena-s për shkak të marrëdhënies së dikurshme të këngëtares me Justin Bieber, të dyja kanë bërë të qartë se nuk ka armiqësi mes tyre.


