ShowBizzz

Rikja i kthehet ashpër Meritonit për deklaratën

Në premierën e filmit të ri shqiptar “ADN”, Meriton Mjekiqi ka folur për herë të parë për takimin e tij me Rike Roçin pas një kohe të gjatë pa kontakte.

Në një intervistë për Prive, Meritoni tregoi se takimi mes tyre kishte ardhur papritur.

Moneytizer Paragrafi 2

“Pas një kohe që nuk kishim pasur kontakt, u takuam dhe folëm prapë,” u shpreh ndër tjerash Meritoni.

Pas kësaj deklarate, Rike Roçi reagoi menjëherë në një Instastory, për t’iu përgjigjur Meritonit me humor.

Moneytizer Paragrafi 4

“Pse gënjen?”

“Erdhi ftesa, fillimisht s’desha ta pranoja, por më pas e pranova”.

Përveç kësaj, Meriton Mjekiqi foli edhe për skenën e puthjes me Erjola Docin në filmin ADN, që ka ngjallur shumë reagime në publik. Ai u shpreh se gjithçka ishte pjesë e rolit dhe pjesë e natyrshme e skenarit të filmit.

Filmi “ADN” ka mbledhur shumë emra të njohur të showbizit, po pëlqehet shumë nga publiku dhe padyshim që pritet të jetë një nga filmat më të suksesshëm shqiptar të këtij viti.

Artikull i sponzorizuar



ks