ShowBizzz

Rita Ora, fytyra e re e elegancës për “Armani Beauty”

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka mahnitur ndjekësit me disa imazhe të reja nga bashkëpunimi i saj më i fundit me markën prestigjioze Armani Beauty, përcjell albinfo.ch.

Fotografitë, të realizuara nga Armin Morbach, e paraqesin artisten me një pamje elegante dhe shkëlqim natyral, duke reflektuar përkryer estetikën dhe stilin e markës italiane.

Ky projekt i ri vjen si vazhdimësi e suksesit të Ritës në botën e modës dhe bukurisë, ku ajo prej vitesh konsiderohet një nga figurat më të kërkuara nga markat më të njohura ndërkombëtare.