
3
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Efi Dhedhes, përmes disa postimeve në rrjete sociale ka zbuluar se po përballet me vështirësi shëndetësore.
Në një video story, ajo tregoi se ky është operimi i katërt që po i nënshtrohet, shkruan “Kosovarja”.
“Ky është operimi i katërt që bëj dhe jam shumë e lodhur. Kam shumë për të thënë. Dje dola mirë nga operimi dhe kisha energji, por sot kam shumë dhimbje. Nuk është një ndërhyrje estetike, por një ndërhyrje shëndetësore,” u shpreh Efi.
Shërim të shpejtë për Efin!
ks