ShowBizzz

Bëhet viral momenti i ëmbël mes Karim Adayemit dhe Hanës

Një video e publikuar së fundmi në TikTok ka rrëmbyer zemrat e fansave në mbarë rrjetin.

Në të shihet futbollisti i njohur i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, duke kaluar disa çaste të mrekullueshme me Hanën, vajzën partneres Loredana Zefi.

Moneytizer Paragrafi 2

Pamjet janë realizuar në fund të ndeshjes, ku Adeyemi shihet teksa luan dhe bën një “garë” me vogëlushen në mes të fushës, ndërsa publiku rreth tyre i ndjek me buzëqeshje.

Vogëlushja Hana duket e lumtur dhe e lirshme pranë tij, ndërsa momenti është komentuar si “pamja më e bukur që mund të shohësh pas një ndeshjeje”.

Moneytizer Paragrafi 4

Loredana prej kohësh ndan me ndjekësit momente të përditshme me Karimin dhe Hanën, duke treguar marrëdhënien e ngrohtë që ata kanë krijuar.

Ky moment në fushë, megjithatë, u bë një nga më të dashurit për publikun dhe është komentuar si “pamja më e bukur që mund të shohësh pas një ndeshjeje”.

Artikull i sponzorizuar



ks