Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 4 nëntor 2025 do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë për këtë vit, në kuadër të programit të rregullt të emetimit të letrave me vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë ankand do të emetohen Obligacione me maturitet 3-vjeçar në shumën prej 20 milionë euro. Sipas Ministrisë, investimi në këto obligacione konsiderohet investim i sigurt, pasi është i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore.
Interesi për obligacionet përcaktohet nga tregu gjatë ankandit dhe u garantohet investitorëve për tërë periudhën 3-vjeçare. Për më tepër, ky investim është tërësisht i liruar nga tatimi, duke e bërë atë një mundësi të favorshme për individë dhe biznese që kërkojnë investime të qëndrueshme.
Për të marrë pjesë në ankand, të interesuarit mund të kontaktojnë bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.


