1
22-vjeçari Muhamed Kabashi është viktima e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës, ku u përplasën një motoçikletë dhe një veturë në Rahovec.
Lajmi është konfirmuar edhe nga familjarët e të ndjerit përmes rrjeteve sociale, të cilët kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot, duke filluar nga ora 14:00, raporton Klankosova.tv.
Ndërkohë Klankosova.tv po ashtu mëson se i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është 27-vjeçari Amin Durguti, i cili është ndaluar për 48-orë.
ks


