ShowBizzz

Kendall Jenner feston 30-vjetorin, nëna e saj e uron me foto mahnitëse

Kendall Jenner mori një dedikim emocional në Instagram nga nëna e saj, Kris Jenner, i mbushur me kujtime nga fëmijëria dhe foto glamuroze me rastin e ditëlindjes së saj të 30-të.

Të hënën në mëngjes, menaxherja e famshme 69-vjeçare lavdëroi “forcën e qetë” dhe “besimin e bukur” të vajzës së saj në një mbishkrim plot emocione.

Moneytizer Paragrafi 2

“Kenny, që nga sekonda kur erdhe në këtë botë, ma vodhe zemrën… Ti ecën në jetë me aq shumë hir dhe pavarësi, ke arritur kaq shumë, por megjithatë mbetesh modeste, e mirë dhe me këmbë në tokë… Jam pafundësisht krenare që jam nëna jote. Gëzuar ditëlindjen, engjëlli im @kendalljenner,” – ka shkruar ajo në postim.

Në përzgjedhjen e fotove, Kris përfshiu kujtime të shumta – nga Kendall si foshnjë dhe vajzë që adhuronte kuajt, deri te vitet kur ishte tifoze në shkollë bashkë me motrën Kylie.

Moneytizer Paragrafi 4

Fotot e tjera tregonin Kendall dhe Kylie me fustane e pizhamë të njëjta të markës Burberry.



ks