Lajme

Kapet burri me të cilin bashkëjetoi 15-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Prizre

Është arrestuar burri në Prizren, me të cilin bashkëjetoi 15-vjeçarja Suela Krasniqi, e cila u raportua si e zhdukur nga familja e saj.

Policia ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 2

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka bashkëjetuar me viktimën e mitur të moshës 15-vjeçare e cila dy ditë më parë nga familja e saj është raportuar si person i zhdukur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.