ShowBizzz

‘Frika më e madhe’, Mirsa flet pas rikthimit në Kosovë

Këngëtarja e dashur, Mirsa Kërqeli, ka konfirmuar lajmin që gëzon shumë fansa të saj: ajo është kthyer për të jetuar në Kosovë, duke mbyllur kështu kapitullin 10-vjeçar të jetës në Kanada.

Ky lajm u bë i ditur gjatë intervistës së saj të fundit në rubrikën “25 Pyetje” të emisionit Prive By Liberta Spahiu.

Moneytizer Paragrafi 2

Gjatë bisedës, Mirsa theksoi se vendimi për t’u kthyer ishte i menduar gjatë, megjithëse për bashkëshortin ky hap ishte më i lehtë.

Ajo pranoi se frika kryesore ishte e lidhur me fëmijët e saj:

Moneytizer Paragrafi 4

“Unë e kam pas frikën tek fëmijët, a ka me iu përshtatë, a ka me iu pëlqy Kosova”, u shpreh ajo.

Këngëtarja e hitit “Djaloshi Im” zbuloi arsyen kryesore pse la Kanadanë për Kosovën.

Me rikthimin e saj, Mirsa Kërqeli gjithashtu paralajmëroi fansat për një rikthim në skenën muzikore.

Ajo u shpreh se nga tani e tutje do të jetë aktive në muzikë, si dhe do ta shohim nëpër dasma.

Intervista e plotë, ku detajet nga jeta familjare dhe planet profesionale të Mirsës, përfshirë ato për rikthimin e plotë në muzikë, mund t’i kuptoni në videon e mëposhtme. /Prive



ks