Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul do të vizitojë sot Kosovën.
Wadephul pritet që pasdite të takohet me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Diplomati gjerman me Kurtin do të takohet nga ora 15:35 në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë vizitës së tij ministri i jashtëm gjerman pritet të vizitojë edhe ushtarët gjermanë të KFOR-it./teve1.info/


