ShowBizzz

“E mirë dhe të shesë trupin e saj …”, Xhuli komenton banorët e Big Brother

Xhuli Nura ka komentuar banorët e Big Brother VIP Kosova, duke dhënë mendimin e saj për hyrjet e reja.

Në qendër të vëmendjes ajo vendosi Bia Khalifën, për të cilën u shpreh se “nuk mund të debatoj, sepse nuk ka çfarë të tregojë përveç OnlyFans”.

Moneytizer Paragrafi 2

“Do të ketë shumë zhurmë, por nuk e di sa do të bëhet interesant”, shkroi Xhuli në rrjete sociale ndërsa analizonte dinamikat e para të formatit.

Ajo vlerësoi disa nga banorët, duke e cilësuar Linda Rei si të preferuarën e saj.“Ka kaluar shumë sfida dhe ka çfarë të tregojë”. Po ashtu, përmendi edhe “djemtë bukurosha”, duke veçuar një prej tyre si “shumë të mirë”.

Moneytizer Paragrafi 4

Në lidhje me Bian, Xhuli u shpreh se mendon që ajo ka pengesa në gjuhë: “Ajo është vetëm për shikueshmëri të meshkujve që të shikojnë Big Brotherin”.

Ajo shtoi më tej: “S’ka çfarë të tregojë nga eksperienca, çka të tregojë? OnlyFans? Si të duket e mirë dhe të shesë trupin e saj. Nuk mund të debatojë sepse nuk e ka gjuhën”.

Në fund, Xhuli theksoi se ndër banorët e rinj, i ka pëlqyer shumë edhe Dolce.

 



ks