3
Procesi mësimor do të vazhdojë normalisht nesër në të gjitha institucionet edukativo-arsimore të Prishtinës, si në qytet ashtu edhe në fshatra.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, pas vlerësimit të fundit të shtabit emergjent dhe koordinimit me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës.
“Bazuar në vlerësimin e shtabit emergjent dhe informacionet aktuale nga IHMK, kemi konstatuar se situata është e qëndrueshme për zhvillimin e rregullt të mësimit”, deklaroi Shahini.
Sipas tij, reshjet e shiut pritet të bien dukshëm gjatë natës, ndërsa ekipet komunale janë angazhuar për të siguruar gjendje të sigurt në objektet shkollore.
“Ekipet emergjente janë në terren dhe po sigurohen që infrastruktura shkollore të jetë plotësisht e gatshme dhe funksionale për pritjen e nxënësve”, shtoi drejtori i Arsimit.
Ai falënderoi prindërit, nxënësit dhe stafin arsimor për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin gjatë ditëve me kushte të vështira atmosferike.


