Një turiste është fajësuar për zjarrin që shkatërroi një tempull të shenjtë kinez, pasi dyshohet se ka përdorur në mënyrë të pasaktë temjanin dhe qirinjtë. Zjarri shpërtheu më 12 nëntor në pavijonin “Wenchang”, në malin Fenghuang, të provincës Jiangsu.
Pamje dramatike treguan ndërtesën trekatëshe të përfshirë tërësisht nga flakët, ndërsa re të dendura tymi të zi ngriheshin në qiell. Hetuesit thanë se rezultatet paraprake tregojnë se zjarri u shkaktua nga përdorimi i pakujdesshëm i temjanit dhe qirinjve nga një vizitore
/tiranapost


