Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu ka folur rreth edicionit më të ri të këtij formati gjigant.
Në emisionin “Kosova Today”, ajo u pyet rreth çifteve që mund të krijohen brenda shtëpisë më të madhe në vend.
Sipas saj, Elijona dhe Toney kanë kimi mes tyre, por e njëjta u shpreh se këngëtarin, Kushtrim Kelani nuk dëshiron ta shoh me askënd.
“Kushtrimin shpresoj që jo me ndokënd”, tha ajo.
E pyetur pse e ka këtë mendim, ajo nuk dha ndonjë shpjegim, duke ngritur kështu pikëpyetje nëse mund të ketë një relacion mes dyshes.


