Sot parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë reshje lokale shiu, të cilat mund të jenë edhe në formë të rrebesheve afatshkurtër në zona të caktuara.
Dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa në ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-41 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.


