Lajme

Zgjedhjet e reja, Haradinaj u drejtohet me një thirrje mërgimtarëve: Mos lejoni asnjë propagandë që i dëmton familjet

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i është drejtuar me një thirrje mërgatës. Kjo pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 28 dhjetor.

Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës, pretendojnë të kthejnë vendin “në binarët e normalitetit”.

Moneytizer Paragrafi 2

Ai u shpreh kundër ndarjes së mjeteve financiare, siç i quan ai të vogla, të dara nga qeveria në detyrë, siç janë shpërblimet simbolike prej 100 eurosh, duke theksuar se qytetarët meritojnë angazhim institucional të qëndrueshëm dhe jo “shtesa të përkohshme që i shërbejnë pushtetit”.

Pushimet e ardhshme, që i bie të jenë për festat e fundvitit, përveç vizitave në familjet tuaja, do ta kemi një angazhim tjetër që pretendon ta kthejë Kosovën në binarët e normalitetit.
Ne duam që Kosova e ëndrrave tona të jetësohet. Ne duam që vlera e lirisë të respektohet dhe të nderohen partnerët ndërkombëtarë në secilin nivel të sigurisë e të zhvillimit.

Moneytizer Paragrafi 4

Ne s’duam lëmoshë financiare prej 100 eurosh, që ministri e kryeministri t’ia vazhdojnë pushtetin vetes për një javë apo një muaj.

Ne duam angazhim institucional, që familjet tona ta ndjejnë dorën e shtetit.

Bisedoni e argumentoni mes vete, në familjet tuaja, dhe vendosni për të ardhmen.

Ne kurrë s’kemi qenë të ndarë mes vete në familje. Malli për njëri-tjetrin na ka gërryer shpirtin, për ta ndërtuar sigurinë dhe jetën e begatë në familjet tona, para e pas luftës.

Pastaj, dhatë për lirinë shumë, e bashkë e gëzuam rrugëtimin e ëndrrës që për të u sakrifikua shumë.

Pa njëri-tjetrin nuk e kemi familjen, nuk e nderojmë vendin dhe nuk e sigurojmë të ardhmen.

Mos e lejoni asnjë propagandë që e dëmton familjen.

Besnik ndaj atdheut dhe kombit.