2
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shkurte Haxhiu, u përball me një moment shumë emocionues këtë të diel.
Ajo u vizitua nga motra e saj së bashku me dy fëmijët, mbesën dhe nipin e Shkurtës, por takimi ishte paksa i veçantë.
Nga ambientet ku po qëndron, ajo i pa dhe i përqafoi simbolikisht familjarët e saj, duke i puthur me duar përmes ndarjes fizike.
Banorët e tjerë mendojnë se Shkurta është tashmë e eliminuar nga formati, duke mos qenë në dijeni për atë që ka ndodhur.
E njëjta do të rikthehet sërish brenda shtëpisë në momentin që do të marrë fjalën nga ‘Vëllai i Madh’.
Sidoqoftë, shtëpia e saj e re është shumë e veçantë, e kuruar në çdo detaj.
Të shohim se si do të jetë në vazhdim loja e Shkurtes, me hyrjen në shtëpinë e famshme.
View this post on Instagram
ks


