ShowBizzz

Spektakli i “karrierës”, këngëtarja i thotë “jo” Big Brother VIP Albania por po si moderatore

Këngëtarja dhe moderatorja Eneda Tarifa nuk i fsheh ambiciet e saj në karrierë ndonëse prej kohësh është tërhequr nga bota e televizionit.

E ftuar në panelin e Podfest në një intervistë me gazetarin Olti Curri, Tarifa nuk i shmang pyetjet pikante, por ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejta. Një ndër pyetjet më të shpeshta në prag dhe të fillimit të spektaklit të Big Brother VIP Albania, Eneda është pyetur nëse do të pranonte të moderonte një format të tillë.

Moneytizer Paragrafi 2

“Do e prezantoja patjetër, që nesër po të më jepej mundësia. Është i këndshëm, nuk e kam frikë, sidomos kur je dhe producent, jo vetëm prezantues që ke skenarin në dorë. Mua më pëlqen sfida, nuk është e pamundur,” tha ajo me plot siguri.

Ndërkohë përgjigja ishte krej tjetër nëse do e shihte apo jo veten si një banore.

Moneytizer Paragrafi 4

“Si banore jo, nuk do e bëja dot. Është përgjegjësi e madhe, një eksperiencë shumë e vështirë emocionalisht. Nuk më përket ajo pjesë.”

Artisja theksoi se e ka ndjekur formatin dhe e vlerëson për impaktin që ka, por për të, roli i duhur është ai i prezantueses apo producente-s.



ks