1
Reperi i njohur Mozzik ka ndarë sot një lajm të trishtë me ndjekësit e tij. Me anë të një njoftimi mortor, ai ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë Bafti Hetemi, gjyshi i tij, babai i nënës, shkraun Kosovarja.
Në njoftim thuhet se i ndjeri ka qenë njeri i urtë, i pastër dhe i respektuar. Varrimi do të bëhet sot në orën 15:30, në fshatin Sojevë (Varrezat te Sylovit) në Ferizaj.
Mozzik ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e gjyshit dhe ka kujtuar edhe dy dajallarët e tij, Muzaferin dhe Burimin, të cilët i ka përshëndetur me fjalë prekëse, duke thënë se i kujtojnë, i duan dhe nuk i harrojnë kurrë.
Ngushëllime familjes Hetemi.
ks


