Shëndetësi

E merkura nis me reshje te medha shiu. Ja kur pritet te largohen shirat

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe me reshje shiu gjate gjithe mengjesit.

Moti parashikohet të jetë me vranësira të denduara dhe shtrengata shiu.

Qytetet qe do kete reshje shiu jane Elbasani, Tirana, Fieri, Korca, etj

Prezencë e reshjeve të shiut që në orët e para të dites, në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët.

Gjatë ditës hera-herës në zonën e Veriperëndimit e Jugperëndimit do kemi reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në orët e mesditës dhe pasdites në Jugperëndim në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe në Veriperëndim, Velipojë, Shkodër, Lezhë reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Reshjet e shiut pritet te largohen ne fundjave. Nga e shtuna dhe e diela moti pritet te qetesohet por temperaturat do te pesojne ulje.