Lajme

Sali Berisha reagon pas lajmit për vdekjen e Shpat Kasapit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit të njohur shqiptar Shpat Kasapi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shprehet se një “Një yll u shua, por la plot dritë”.

Moneytizer Paragrafi 2

“Një yll u shua, por la plot dritë! Miq, dielli perëndoi përgjithonë për Shpat Kasapin, njërin nga yjet më të shndritshëm të këngës, muzikës pop të kombit. Ai nga skena e kocertit fluturoi në qiell, por la mbrama dritë të pashuar që do ndriçojë gjithmonë. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe fansave të tij të panumërt. Shpirti dritë. Amin.”, shprehet Berisha.