2
Në “Ditën e Forcës” dhe në prag të 28 Nëntorit, në Malishevë sot është zbuluar pllaka e UÇK-së në shtëpinë ku, gjatë viteve 1993–1997, vepruan Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, brenda së cilës u morën vendime që hapën rrugën e lirisë.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka ndarë edhe fotografi nga ngjarja.
Në odën e mbushur me burra te familja Mazreku, të pranishëm ishin edhe vëllezërit e Thaçit dhe Veselit.
“Në Ditën e Ushtrisë së Kosovë dhe në prag të 28 Nëntorit, zbuluam pllakën në shtëpinë ku në vitet ’93 deri ’97 vepruan Hashim Thaçi e Kadri Veseli dhe ku u morën vendime që hapën rrugën e lirisë. Së bashku me vëllezërit e Hashimit dhe Kadrisë dhe me miqtë Nait Hasani e Nuri Bexheti, ishim në familjen Mazreku në Malishevë”, ka shkruar Hoxhaj.



