1
Në shtëpinë e reality shout një bisedë mes Klodian Mihajt, Londrim Mekajt, Saranda Hodës dhe Kushtrim Kelanit ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi solli deklarata të papritura dhe dinamika të reja mes banorëve.
Gjatë diskutimit rreth raporteve që janë krijuar brenda shtëpisë, Klodi është shprehur hapur për afërsinë e tij me Londrimin, duke theksuar se lidhja e tyre është më e fortë se sa e disa banorëve këtu.
“Këtë kimi që e kemi unë dhe ti s’e ka askush”, tha Klodi.
Nga ana tjetër, edhe Londrimi nuk ka qëndruar pa reaguar, duke e forcuar edhe më shumë këtë deklaratë.
“Çifti më real jemi ne, prej këtyre që janë bërë deri më tash”, u shpreh ai.
Këto deklarata kanë hapur diskutime të reja brenda shtëpisë dhe në rrjetet sociale, ku fansat po komentojnë mbi raportin e dyshes, duke e quajtur atë një nga dinamikat më interesante të sezonit.
Mbetet për t’u parë se si këto afrime dhe deklarata do të ndikojnë në lojën dhe marrëdhëniet mes banorëve në vazhdim.
ks


