Para se të hynte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka treguar numrin e ndjekësve në rrjete sociale.
Ai tha se kishte rreth katër mijë ndjekës, por shumica prej tyre nuk ishin të vërtetë.
“I kam pasur katër mijë e diçka ndjekës dhe ata katër mijë kanë qenë false. Nuk kanë qenë real”, u shpreh Londrimi gjatë një bisede.
Ky rrëfim vjen ndërkohë që Mekaj po merr shumë vëmendje nga publiku që e ndjekin në garën e Big Brother VIP Kosova.
Pjesëmarrja e tij në Big Brother VIP Kosova duket se po rrit gjithashtu interaktivitetin e tij në rrjetet sociale, duke i dhënë një tjetër dimension publikut për të vlerësuar karakterin e tij brenda dhe jashtë programit.
Elijona Binakaj nga ana tjetër tha se kishte 92 mijë dhe se tani ka mbi 170 mijë, një rritje e dukshme.
Të njëjtit po vazhdojnë të jenë aktiv e të krijojnë dinamika të shumta brenda.


