ShowBizzz

“S’ka njeri që më ndalon!” Enxhi Nasufi reagon për herë të parë pas sherrit me Neada Muçajn

Këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, ka reaguar për herë të parë publikisht në lidhje me lajmet se ishte përfshirë në një konflikt që kishte përfunduar në dhunë fizike me ish-kolegen e saj, Neada Muçajn.

Ajo ka deklaruar në një intevistë të dhënë së fundmi, se është prekur më shumë për mamanë e saj dhe këtë rast e ka menaxhuar mirë.

Moneytizer Paragrafi 2

“Meqënëse përmende portalet dhe rasti tani i fundit me të gjithë atë zallamahinë që është bërë, thjesht kam shkuar në shtëpi, e kalova vetë. Shkova në shtëpi, thashë ‘ka ndodhur kjo, kjo, kjo’, e minimizova këtë gjënë. Ajo [Mamaja] i kishte lexuar të gjitha, nuk bëhet fjalë. Vesha tutat, hoodie-n dhe i thashë ‘po iki në studio’.

Nuk ka ndodhur asgjë,’ i thashë unë [mamasë], ‘ti e di që jam shumë kokëfortë, jam shumë e fortë, duhet të punoj dhe gjërat që kam në plan t’i bëj, do vazhdoj t’i bëj dhe nuk ka asnjë njeri dhe asnjë gjë që më ndalon”

Moneytizer Paragrafi 4



ks