Vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh, me këto të fundit më të theksuara në zonën e veriut dhe qendër, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.
Në zonën e veriut dhe qendër reshje shiu të izoluara, të dobëta dhe afatshkurtra ndërsa në zonën e jugut reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe hera-herës deri mesatar në formën e shtrëngatave. Reshjet e shiut në zonën e jugut do të jenë të herëpashershme për pjesën më të madhe të ditës. Në Alpe dhe në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metra priten reshje dëbore me intensitet të ulët, në Alpe hera-herës stuhi dëbore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të fitojë shpejtësi deri 14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.


