Në disa vende janë bërë prova ku trotuari ndahet në dy pjesë: një për njerëzit që ecin normalisht dhe një për ata që ecin duke shkruar mesazhe në telefon.

Qëllimi është të shmangen përplasjet dhe rrëmbimi i vëmendjes, si edhe të kuptohet më mirë se si sillen njerëzit kur rrugët janë shumë të mbushura.

Nga eksperimenti i National Geographic në Washington D.C., deri te korsia “për mesazhe” në Antwerp të Belgjikës, këto ide u bënë virale si shembuj të mënyrave se si qytetet po përpiqen t’i përshtaten zakoneve të reja të njerëzve.


/tiranapost


