ShowBizzz

Analisti i njohur thotë se është duke e menduar seriozisht të futet në Big Brother VIP Albania

I ftuar në një intervistë analisti dhe teologu Arjan Curri ka folur për komentet që mori pas intervistës te Grida Duma si dhe për aludimet që po qarkullojnë se do bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania.

Kanë qarkulluar shumë fjalë që do të hysh në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”…

Arjan Curri: Më ndaloi një polic para disa ditësh që më pyeti. Tha që kishte hedhur bast dhe mendonte se do futesha dhe kolegët e tij nuk e besonin. Po e mendoj që të futem, i thashë. Kam një bast tjetër, këtë radhë jo me studentët e mi, por me kolegët e mi, që filozofia nuk mund të futet dot kudo dhe cilësia nuk mund të futet dot kudo, dhe mendimi nuk mund të futet dot kudo, qoftë edhe në një reality show. Unë mendoj që mund të futet. Një reality show mund të jetë shumë filozofik, mund të jetë shumë i thellë, mund të jetë shumë i gjerë, mund të jetë shumë i lartë. Mund t’i ketë të gjitha dimensionet, qoftë edhe dimensionin e katërt që nuk e shohim me sy. Po e mendoj seriozisht që të futem.

Ta kanë bërë si ofertë?

Arjan Curri:Jo, por kjo nuk do të thotë që të mos e bëj unë si ofertë. Unë ndonjëherë gjërat që dua i kërkoj dhe vetë. Nuk pres të m’i kërkojnë gjërat, i kërkoj vetë kur i dua.