Opinione

Trump: Do ta pezulloj përgjithmonë emigracionin nga vendet e Botës së Tretë

Donald Trump ka ndezur sërish debatin mbi emigracionin në SHBA me një deklaratë të fortë, ku paralajmëron masa drastike ndaj vendeve të ashtuquajtura të Botës së Tretë. Presidenti ka bërë të ditur se gjatë këtij mandati synon një kthesë të ashpër të politikave migratore.

“Do ta pezulloj përgjithmonë emigracionin nga të gjitha vendet e Botës së Tretë, për t’i dhënë mundësi sistemit amerikan të rikuperohet plotësisht. Do të anuloj të gjitha miliona hyrjet e paligjshme të miratuara gjatë administratës Biden, përfshirë edhe ato të nënshkruara me Autopennen e Joe Biden dhe do të largoj çdo person që nuk përbën vlerë të shtuar për Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Trump.

/tiranapost