2
Të jesh personazh publik, nuk është aspak e lehtë për një individ, e jo më për një familje të tërë.
Sa ka përfitime pozitive po aq ka edhe negative, sepse gjithmonë je në vëzhgim të syrit të publikut, por edhe atij mediatik.
Ju prezantojmë me disa familje që rëndësinë e të qenit publik e kanë ruajtur dhe vazhdojnë ra ruajnë me dinjitet, shkruan Kosovarja.

Familja Haradinaj
Një familje heronjsh që dhanë shumë për vendin tonë është familja Haradinaj. Ata nuk u kursyen asgjë për një Kosovë të lirë që tash po e gëzojmë. Vitet e pasluftës bën që jeta të vazhdoj duke kontribuar në politikë Ramushi e Dauti. Në ekrani televiziv familjen e tyre e përfaqësoi denjësisht Anita Haradinaj, kurse Lola gjithmonë u komentua si një grua me shumë ambicie dhe si një nënë tejet e kujdesshme.

Familja Rugova
Familja Rugova , shkroi historinë e vendit tonë me kryefamiljarin e tyre presidentin Ibrahim Rugova.
Sot, mbiemrin e tij po e trashëgojnë, bashkëshortja, djemtë e tij, vajza dhe nuset që janë shumë aktive në sfera të ndryshme që gjithmonë i shërbejnë me dinjitet vendit, shkruan Kosovarja.

Familja e Shyhrete Behlulit
Një familje ku nëna është artiste ska si të mos vazhdoj ky rrugëtim edhe tek fëmijët. Shyhretja dha shumë për industrinë muzikore shqiptare.
Këtë rrugë po e ndjekë edhe Engjëllusha vajza e saj, ku shumicën e bashkëpunimeve i ka me nënën e saj, shkruan Kosovarja.
Në këtë familje lindi edhe një artiste grimi që aktualisht është një nga më të njohurat në vendin tonë ,Njomza.

Familja Motrave Mustafa
Motrat Mustafa e nisën rrugëtimin e përbashkët duke përfaqësuar vetën me mbiemrin e familjes. Sot edhe pse shumë projekte i sjellin të ndara, ata vazhdojnë të njihen si motrat Mustafa.

Familja e vëllezerve Mëziu
Vëllezërit Mëziu këtë rrugëtim e nisën të bashkuar dhe ashtu vazhduan. Ata janë një nga famijet me më së shumti artistë të cilët gjithmonë përmendën kur kujtohen vëllezërit e bashkuar.

Familja Krasniqi
Një familje intelektualësh është edhe ajo Krasniqi, që me dinjitet e përfaqëson Milazim Krasniqi e pasues të tij janë Memli dhe Teuta Krasniqi, shkruan Kosovarja.

Familja Muçiqi
Familja Muqiqi është një prej familjeve më të njohura dhe më të dashura në skenën muzikore shqiptare, vazhdon të mbetet simbol i këngës, traditës dhe harmonisë familjare. Perveq aristëve në familje ata kanë dhe një nuse dizajnere me shumë talent.

Familja Fejzullahu
Një familje shumë e dashur për publikun është ajo e Sabri Fejzullahut.
Ai rrugëtimin në muzik nisi i vetën por gjatë rrugës iu bashkua edhe Emali që sot është një nga artistët më të kërkuar.
Në familjen e tyre edhe nusja e Ermalit, Ariana komentohet gjithmonë si një influencere shumë e pëlqyer që gjithmonë bën për vete publikun.
Edona Vllasaliu-Bajoku
ks


