6
Këngëtari i njohur, Blero, ka ndarë një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale pas lamtumirës së fundit për artistin Shpat Kasapi, i cili u varros sot (e diel) në Tetovë, në qytetin e tij të lindjes.
Mesazhi i Bleros reflekton dhimbjen dhe respektin për mikun dhe kolegun e tij, duke theksuar sa i madh ishte ndikimi i Kasapit në muzikën shqiptare dhe në jetën e njerëzve që e njohën.
Ai u nda nga jeta papritur në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër, teksa ndodhej në Itali.
Postimi i plotë:
“Shpat i dashur…Njerëz si ti nuk largohen ata thjesht kthehen në dritë.
Dhe dritën tënde ne do ta mbajmë me vete.
Në çdo këngë që do ta dëgjojmë.
Në çdo kujtim që do të ndajmë, në çdo moment kur na duhet një zemër e pastër për të na kujtuar çka është dashuria.
U prehtë në paqe shpirti i tij i bardhë.
Lavdi kujtimit të Shpatit një njeriu që na la më shumë se sa mori”.

ks


