Lajme

Tëvë1 përfaqëson Kosovën në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel

Televizioni Tëvë1 po merr pjesë si televizioni i vetëm nga Kosova në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, i cili zhvillohet nga e marta deri të mërkurën dhe vjen në një moment tejet të rëndësishëm për sigurinë euroatlantike. Tëvë1 përfaqësohet nga gazetari Venhar Isufi, i cili do të raportojë drejtpërdrejt nga selia e Aleancës për zhvillimet dhe vendimet kryesore të këtij samiti.

Në qendër të diskutimeve pritet të jenë çështje që prekin edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë:

  • Përkrahjen e vazhdueshme të NATO-s për Ukrainën, si dhe nevojën urgjente për furnizim me armatim dhe pajisje mbrojtëse;
  • Blerjen dhe koordinimin e armatimit nga vendet anëtare dhe partnerët, si pjesë e forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Aleancës;
  • Tensionet në Lindjen e Mesme, të cilat paraqesin sfida të reja për sigurinë globale dhe qasjen strategjike të NATO-s;
  • Rolin e Ballkanit Perëndimor në arkitekturën e sigurisë euroatlantike dhe rëndësinë e stabilitetit në rajon.

Pjesëmarrja e Tëvë1 në këtë ngjarje të nivelit të lartë garanton raportim të drejtpërdrejtë, profesional dhe të verifikuar për publikun në Kosovë, në një kohë kur çështjet e sigurisë ndërkombëtare janë më të rëndësishme se kurrë.

Gazetari Venhar Isufi do të sjellë intervista, analiza dhe detaje ekskluzive nga zhvillimet e samitit.