Lajme

Florian Dushi : Për ju mbështetës , qëndrestarë e besnikë të LDK-së

Të dashur mbështetës, qëndrestarë e besnikë të LDK-së,
Ju jeni zemra dhe ndërgjegjja e këtij subjekti që për tri dekada ka mbajtur gjallë vlerat dhe kulturën politike në vendin tonë. LDK ka qëndruar gjithmonë larg propagandës, shpifjeve e etiketimeve – prandaj ka ruajtur qetësinë, ka kultivuar tolerancën dhe ka ndërtuar një shoqëri pluraliste e demokratike në Kosovë.
Sot, në kohën kur falangat mbështetëse të rrenimit e shkatërrimit e kanë degraduar diskursin publik në shpifje, etiketime e ofendime dhe po tentojnë të përmbysin gjithçka që është ndërtuar me mund e sakrificë, ju edhe më tutje mbeteni zëri i arsyes, i maturisë dhe i vlerave nga të cilat nuk duhet të lëkundemi asnjëherë pavarësisht çmimit elektoral.
LDK nuk është vetëm një parti, është tradita jonë politike, është historia jonë demokratike, është rruga e shtetndërtimit, është garancia që Kosova nuk humbë aleatët e saj më të rëndësishëm: SHBA-të e BE-në, ashtu siç na kishte porositur edhe Presidenti historik i LDK-së dhe i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.
Falë jush, ne vazhdojmë të qëndrojmë,
Falë jush, Kosova ka shpresë më 28 dhjetor ✌️

Moneytizer Paragrafi 2