A po bëheni viktimë e “rage bait”?
Oxford University Press e ka zgjedhur këtë si fjalën ose shprehjen e vitit.
Ky term përshkruan taktika manipulimi të përdorura për të rritur ndërveprimin online, dhe përdorimi i tij është trefishuar gjatë 12 muajve të fundit, sipas botuesit të fjalorit.
“Fakti që ekziston fjala ‘rage bait’ dhe ka parë një rritje kaq dramatike në përdorim tregon se jemi duke u bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për taktikat e manipulimit në të cilat mund të tërhiqemi online,” thotë Casper Grathwohl, President i Oxford Languages.
Lista e fjalëve synon të pasqyrojë disa nga ndjenjat dhe bisedat që kanë formësuar vitin 2025.
/tiranapost


