Lajme

Bekim Jashari: Të paçim gjatë, i dashur mixhë Rifat – e përmbushe me nder amanetin!

Bekim Jashari, i biri i Hamëz Jasharit, ka uruar xhaxhin e tij, Rifatin, për ditëlindjen e 79-të, me urimin e veçantë se e ka përmbushur me nder dhe besë amanetin e vëllezërve për familjen, fëmijët dhe Prekazin.

Në postimin e tij prekës, Bekimi ka shkruar për ditëlindjet që Rifati dhe kryeheroi Adem Jashari, i festonin bashkë, raporton Klankosova.tv

Moneytizer Paragrafi 2

“Ditëlindjet i kishit afër dhe i festonit bashkë me Kryekomandantin Legjendar Adem Jashari ashtu siç e kishit bashkë edhe atdhedashurinë, burrërinë dhe vendosmërinë për t’i dalë Zot Kosovës.

Me armët dhe municionin tënd në Prekaz e Drenicë po shkruhej historia, megjithëse shumë dëshiroje që të ishe edhe ti bashkë me ta, sikurse në natën e vitit 1991 gjatë sulmit të parë mbi familjen, ku bashkë me babën Shaban dhe Kryekomandantin e babushin e shporrët gjithë atë artileri të rëndë të Serbisë. “

Moneytizer Paragrafi 4

Ti mbete në mesin tonë për ta jetësuar për çdo ditë heroizmin dhe amanetin e familjes, ka shkruar tutje nipi i tij.

“Urime ditëlindjen, mixhë i dashur!

Të urojmë edhe shumë vite të tjera të lumtura pranë nesh, pranë nipave, mbesave e stërnipave që aq shumë i do e të duan. Baba Shaban, Kryekomandanti Legjendar Adem Jashari dhe babushi Hamëza sot pushojnë të qetë, sepse ti, mixhë, ua përmbushe me nder dhe besë amanetin për familjen, për fëmijët dhe për Prekazin.

Të paçim gjatë, i dashur mixhë Rifat!

Shembulli yt i sakrificës, i punës dhe i besës do të përcillet brez pas brezi.”