2
Programi i mëngjesit “Wake Up” ka bërë ndryshimin e tij më të rëndësishëm, duke konfirmuar se Heidi Baci, një prej figurave më të komentuara, është moderatorja e re që do të shoqërojë Blendi Salajn.
Ky ndryshim vjen pas largimit të bujshëm të ish-moderatoreve Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi.
Të dyja u larguan nga emisioni pas përshkallëzimit të debateve mes tyre, të cilat u raportuan se degraduan deri në përplasje fizike, ndonëse ato kurrë nuk e pranuan konfliktin publikisht.
Tashmë, Heidi do të jetë pjesë e përditshme e programit.
Lajmin tashmë e kanë bërë të ditur dhe në bisedën që ata kishin në emision.
“Blendi: Do vish ta bëjmë emisionin bashkë?
Heidi: Patjetër që po, do të ishte një kënaqësi shumë e madhe për mua
Blendi: Se e kemi mbajtur sekret gjatë kësaj fundjave, por Heidi do të jetë me mua çdo ditë tani e në vazhdim. Mirë se erdhe në “Wake Up”.
Heidi: Faleminderit shumë, është një aventurë e re për mua, jam shumë e lumtur që do e ndaj me ty. Kam një vlerësim shumë të madh.”
Fotoja e publikuar nga studioja tregon Blendi Salajn të entuziazmuar dhe Heidin të buzëqeshur, një atmosferë që shënon zyrtarisht fillimin e një dysheje të re.
ks


