ShowBizzz

Elijona Binakaj thotë se ka hatërmbetje me Bia Khalifën dhe Dolcen pas ofendimeve që i bënë

Banorët e Big Brother VIP Kosova 4 i kanë filluar diskutimet mes njëri-tjetrit që në mëngjes.

Këtë herë, Elijona Binakaj, derisa ishte duke u grimuar në dhomën e grimit, i tregoi Benitës se ishte prekur nga deklaratat që kishin thënë për të Dolce dhe Bia.

Moneytizer Paragrafi 2

Banorja u shpreh se nuk e kishte pritur që për të të flitej se do të kishte ndonjë flirt me djemtë e shtëpisë.

“Mua më shanë pa bërë gjë, unë nuk kam menduar për vete, unë kam menduar për dikë tjetër kam menduar për ty ose Albën”, ka thënë Elijona.

Moneytizer Paragrafi 4

Kurse Benita ia ktheu: “As unë nuk e kam besuar, ka qenë e papritshme kur u tha për Elijonën”.

Bia dhe Dolce ndërkaq pak më parë kishin thënë një fjalë të rëndë për Elijonën, ndonëse thanë se nuk e kishin menduar të tillë.

Sidoqoftë, Elijona po bën një lojë të qetë, larg dramave në BBVK.



ks