Shëndetësi

Dieta: Si të shkosh te tryeza e festave më e lehtë, më energjike dhe pa fryrje

Një javë me smoothie, çajra bimore dhe supa lehtësuese për t’i dhënë trupit një “reset” para maratonës së bakllavasë, mishit dhe dollive me verë. Kjo është ideja pas Resetit Renal, protokollit të propozuar nga doktoreshë Serena Missori, mjeke, endokrinologe dhe diabetologe, autore e programit “Re-Start”, të përshkruar në librin e saj Allenati, Mangia e Sorridi.

Image

Qëllimi? Të mbërrish te festa më pak e fryrë, me më shumë energji, me zorrë e veshka më pak të mbingarkuara jo domosdoshmërisht më e dobët në peshore, por më mirë në lëkurën tënde.

Pse kemi nevojë për një “reset” para festave?

Festat nuk janë problemi problemi janë tepricat përpara dhe gjatë festave: sheqerna, alkol, kripë, ushqime shumë të përpunuara, darka të vona, gjumë i çrregullt. Rezultati klasik:

-fryrje barku dhe mbajtje uji
-rëndesë pas çdo vakti
-lodhje, rënie energjie, marramendje
-ndjesia “s’më rrin asnjë rrobë mirë”
“Festat shpesh sjellin kombinime ushqimore të çrregullta dhe rritje të inflamacionit,” shpjegon Missori. “Të mbërrish i ‘përgatitur’ do të thotë t’i kesh ulur më parë acidozën, mbajtjen e lëngjeve dhe mbingarkesën renale/intestinale, në mënyrë që trupi të mos jetë tashmë i lodhur kur të ulesh në tryezë.”

Shenjat që trupi yt po kërkon një reset

Sipas doktoreshë Missorit, këto janë sinjalet tipike që s’duhen injoruar:

-lodhje që nuk kalon as pas gjumit
-fryrje dhe mbajtje uji (sidomos bark, kofshë, kyçe)
-“fytyrë e lodhur”, mungesë shkëlqimi në lëkurë
-rrobat shtrëngojnë më shumë se zakonisht
-ndjesi se tretja është e rëndë dhe e ngadaltë

Në këtë pikë, një mini–protokoll 7-ditor mund të ndihmojë për ta “shfryrë” situatën.

Gabimet tipike që bëjmë para festave

Në vend që të përgatitemi, shumica prej nesh e bëjnë situatën më keq. Doktoresha liston disa sjellje klasike:

-agjërime të tepruara para darkave të mëdha- çojnë direkt në mbingopje
-pak ujë gjatë ditës-shton mbajtjen e lëngjeve
-injorimi i perimeve dhe ushqimeve depurative
-vazhdim i një stili jete me shumë sheqer, kripë, ushqime shumë të përpunuara

Çfarë është “Reseti Renal”?

Reseti Renal është një plan 7-ditor që fokusohet tek:

-eliminimi i lëngjeve të tepërta
-ulja e inflamacionit dhe acidozës
-lehtësimi i punës së veshkave dhe zorrëve
-ristrukturoimi i ritmit ushqimor

Ideja nuk është të numërosh kaloritë, por:

-të ulësh ngarkesën digjestive
-të rrisësh sasinë e lëngjeve, fibrave dhe përbërësve diuretikë/natyralë
-të mbështetësh organet që “pastrojnë”: veshkat, mëlçinë, zorrët