Federica Mogherini, ish-zyrtare e lartë e Bashkimit Europian, u ndalua dhe më pas u lirua gjatë një hetimi mbi dyshime për mashtrim me tendera, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Bashkë me të u morën në pyetje edhe diplomati italian Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti.
Prokuroria e BE-së thotë se ata u liruan sepse nuk konsiderohen rrezik arratisjeje.
Hetimi lidhet me dyshime se gjatë viteve 2021–2022 ka pasur favorizim dhe konkurrencë të pandershme në mënyrën si iu dha Kolegjit të Europës një program trajnimi 9-mujor për diplomatët e ardhshëm europianë.
Policia ka bërë kontrolle në zyrat e Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së dhe në Kolegjin e Europës në Bruges për të mbledhur prova.
/tiranapost


