ShowBizzz

“Nana ish kon kandidate më e mirë për deputete”, shakaja e Ukë Rugovës që nxiti reagimin e Abdixhikut

Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, do të jetë në listën e LDK-së për deputet, ka bërë të ditur dje kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Ata zgjodhën ditëlindjen e ish-presidentit Rugova si datë simbolike për ta njoftuar këtë vendim.

Moneytizer Paragrafi 2

Në një fjalim të shkurtë para të pranishmëve, Fanë Rugova tha se i gëzohet vendimit të djalit të saj për të qenë në listën e deputetëve të LDK-së.

Këtu Ukë Rugova bëri një shaka se me këtë fjalim, nëna e tij do të ishte kandidate më e mirë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nana ish kon kandidate më e mirë për deputete”, tha ai.

“Ukë, unë jam tu e ndërru mendjen qitash. Fjalimin ma të mirë e pat”, reagoi Abdixhiku, i cili e falënderoi Fanë Rugovën për fjalët e saj.



ks