Lajme

Rrustemi: Qëndrimi ndaj Listës Serbe interes shtetëror, jo shkurtpamësi

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka komentuar kritikat që ambasada e ShBA-së në Kosovë i dha kësaj partie për moscertifikim e Listës Serbe nga KQZ për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Përfaqësuesit e LVV-së në KQZ votuan kundër.

Rrustemi ka thënë se qëndrimi ndaj Listës Serbe është interes shtetëror jo shkurtpamse

Ai ka thënë se raportet me ShBA-në, janë të padiskutueshme dhe angazhohen në thellimin e tyre.

“Raportet me ShBA-në janë të padiskutueshme dhe angazhohemi për t’i thelluar edhe më shumë. Unë besoj se shumica e qytetarëve të Kosovës pajtohen me qëndrimin e LVV-së për Listën Serbe, sespe janë të bazuara në fakte. Ndoshta për votën kundër dhe për argumentet që i kemi dhënë për gjatë gjithë kësaj periudhe që i kemi dhënë kundër Listës Serbe, sepse kjo është një bindje politike. Qëndrimi ynë është në interes të Kosovës, nuk është çështje shkurtpamësie”, ka thënë Rrustemi në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka thënë se përpjekjet e LVV-së për ta bllokuar pjesëmarrjen  e Listës Serbe në zgjedhje janë përçarëse dhe shkurtpamëse.

Ai ka thënë se pas sulmit të Banjskës dhe pas qëndrimit të Listës Serbe për këtë sulm, do duhej ta kundërshton secili këtë parti.

I pyetur për akuzuat e opozitës se kjo po bëhet për çështje votash, ai ka thënë se opozita po synon ta relativizojë  demin që i ka shkaktuar vendit me qeverisjen, por edhe me formimin e Listës Serbe.