Lajme

Ministria e Shëndetësisë shënon Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara

Me moton: “Ndërtimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse për personat me aftësi të kufizuara, për të çuar përpara zhvillimin shoqëror”, Ministria e Shëndetësisë sot shënoi Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Me këtë rast, MSH-ja ritheksoi se shëndeti dhe dinjiteti janë të drejta themelore për të gjithë.

Moneytizer Paragrafi 2

“Ministria e Shëndetësisë vazhdon të rrisë shërbimet, të sigurojë pajisjet mbështetëse për personat me aftësi të kufizuar, si edhe kushte më të mira në institucionet publike shëndetësore. Investimet në shërbime të reja, pajisje të avancuara, infrastrukturë moderne e të përshtatshme për secilën kategori shoqërore pasqyrojnë angazhimin tonë për një sistem më gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftim të ministrisë.

Nga kjo ministri deklarojnë se, bashkë me profesionistët shëndetësorë, partnerët institucionalë dhe organizatat që punojnë çdo ditë me komunitetin, synojnë të krijojnë një mjedis ku secili trajtohet me dinjitet, respekt dhe kujdes të barabartë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Në këtë ditë, ftojmë të gjithë aktorët relevantë të bashkohen për të promovuar përfshirjen, barazinë dhe mbështetjen e vazhdueshme për personat me aftësi të kufizuar, sepse një shoqëri më e drejtë ndërtohet vetëm kur askush nuk mbetet jashtë”, deklaron Ministria e Shëndetësisë.