Lajme

Hamza: Do ta bëj të pamundurën që vendi të ketë institucione

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se është i vendosur që Kosova të mos futet në krizë institucionale përsëri dhe të mos shkojë në zgjedhje për shkak të procesit të zgjedhjes së presidentit.

Ai tha në Debat Plus se ka mbështetjen e plotë të partisë dhe se do të veprojë vetëm në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe procedurat.

Moneytizer Paragrafi 2

Hamza theksoi se procesi i formimit të qeverisë dhe ai i zgjedhjes së presidentit janë dy çështje të ndara, duke shtuar se vendi ka prioritet funksionalizimin e institucionet.

“Do ta bëj të pamundurën e kam mbështetjen e plotë të partisë që vendit me i dhënë institucione. Kam me respektu Kushtetutën, ligjet, procedurat ët gjitha. Dikush po e lidh shumë situatën e krijimit të qeverisë me zgjedhjet e presidentit, mendoj që janë çështje të ndara. Te presidenti apo presidentja duhet me u kriju Kuvendi të bëhet qeveria me u aprovu buxheti, ligjet me pas mundësi me u kry të gjitha pagesat. Vjen koha e presidentes apo presidentit propozohet një kandidat dhe mendoj s enjë arti politik duhet me dit cili është roli i presidentit”, ka deklaruar ai.

Moneytizer Paragrafi 4

I pyetur nëse PDK është e gatshme ta çojë vendin në zgjedhje për çështjen e presidentit, Hamza tha se partia do të veprojë vetëm në mënyrë konstruktive.

“PDK ka me qenë shumë konstruktive dhe do t’i bëjë të gjitha veprimet e nevojshme që të shmanget kjo situatë, që vendi të mos shkojë në zgjedhje”, theksoi ai.