ShowBizzz

“Ishe një nga banoret më s*ksi”, Gerta Gixhari bie në “kurthin” e një telefonate

Ish-banorja e Big Brother Vip, Gerta Gixhari, ka rënë pre e një telefonate surprizë nga emisioni “Ndryshe” në Top Albania Radio. Gazetarja Edea Demaliaj e kontaktoi duke i bërë një ofertë të rreme për t’u rikthyer sërish si pjesë e BBVA.

Gerta u përgjigj e habitur dhe shprehu se këtë vit kishte planifikuar të sillte një risi për reality shoë-n më të ndjekur në Shqipëri.

Por, ndërsa ajo po jepte detajet e saj, Edea ia ndërroi linjën me Salsano Rrapin, zërin e të cilit Gerta e njohu menjëherë, duke zbuluar kështu kurthin e telefonatës.

Pjesë e bisedës:

Edea: Po, nuk jemi hasur shumë bashkë se më shumë kam punuar mbrapa, po këtë vit kam marrë rol pak më kryesor dhe më takon mua të bëj telefonatat. Po bëjmë këto skaletat për nisjen e Big-ut, edhe kemi menduar një lloj formati të ri duke qenë se gjithçka duhet të jetë më ndryshe dhe më e re kësaj radhe. Po ta shpjegoj pak a shumë si funksionon. Kemi vendosur që në momentin që dy banorë dalin në nominim me njëri-tjetrin, ai që eliminohet i jepet edhe një mundësi tjetër që të qëndrojë edhe një javë dhe të dalë sërish në nominim me një ish-banor. Le të themi, kemi një banor që është aktual në këtë Big Brother, ai del në nominim. Pastaj ne vendosim ta mbajmë dhe një javë brenda shtëpisë dhe e nxjerrim në nominim me Gertën. E shohim pastaj se kë do publiku të fusë brenda, Gertën apo këtë banorin aktual që ka dalë në nominim. Po bëjmë skaletën e personazheve që ne mendojmë se vlejnë të rifuten, dhe ndër ato emra, medoemos do ishe ti. Nëse do të jepej mundësia të riftueshe, a do e bëje?

Gerta: Po mirë, unë mund të dal në votim dhe të votohet ai banori që është ekzistues në shtëpi

Edea: Është opsion që mund të ndodhë.

Gerta: Unë i bie të jem thjesht në votim

Edea: Që të jemi të sinqertë me njëra-tjetrën, a ka prioritet njëri që është ‘all star’ dhe ne e kemi parë dhe duam ta shohim sërish, patjetër që ka. Prandaj do i shkundë pak ata banorët, do i kaplojë ajo frika.

Gerta: Pastaj unë klasifikohem si banore sërish, si konkurrente?

Edea: Ti ke gjithë kohën tënde për të menduar. Jam këtu me një mikun tim që do të flasë

Salsano: Ti ishe një nga banoret më seksi që ke qenë aty dhe mbase kjo do ta ndryshojë pak situatën, që ta bësh më konkurruese Big-un. Kemi punuar bashkë, kam qenë gazetar te RTSH.

Gerta: Më duket si zëri i Salsanos